Bota duhet të ndryshojë-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Një ditë bota duhet të cingërojë

Muzika e fjalëve……. të dashuris,

Dhe lumturia do të vijë tek të gjithë,

Thjeshtë: duhet hapur dyert e shpirtit.

Zbuloni atë ……….pjesë të jetës,

Universale, ndryshim e lartësi,

Dhe ndjenjat e shpirtrave njerëzor,

Le të konvertohen në burimet e ujit kristal.

Lërini atë ujë të kullojë

Mbeturinat që mban përbrenda ,

Që shpirti të bëhet i gjall,

Në dritën e dellit të agimit.

Dhe njërzit do të jetojnë të lumtur,,

Në paqe…….. në globin tokësor,

Bota është baza e të jetuarit,

Pushtetarët e kanë atë në dorë.

Të gjithë jetojmë mbi këtë tokë,

Jemi krijuar …………nga njërzit,

Dhe bota do të lulëzoj një ditë

Dhe dielli prap do të ndricoj.