“Bregu i detit bukuria”-Adriana Kongjini Bala


Adriana Kongjini Bala

Bregu i detit bukuria,

Me shtatë “nuse” pranë e pranë,

Për gjithë botën je zilia,

Nami yt ka marë dynjanë.

Por si yje I ke vajzat,

Por dhe djemtë e tu levedë,

Me ato Nëna heroina,

Të parët që ngelnë legjendë.

Atje poshtë tek kalaja,

Ku të kujton historinë,

Pashai që se lind mamaja,

E ndërtoi për dashurinë.

Me tutje anës e detit,

Ku lulëzon me agrume,

Janë si sarajet e mbretit,

Bukurinë kurr nuk e humbe.

Shkoj më lart bregut të sertë,

Aty ku ja thonë me këngë,

Aty ku kam lindur vetë,

Aty pena është e “rëndë “.

Aty ku shkroi Lefteri,

Aty ku mendja më ri,

Ballkon të shkruajnë tek defteri,

Ah…fshati im ti je stoli.

Sa do që nuk ndodhem aty,

O bergu I detit me nure,

Gjithë botën të kem në” gji”,

Veç se ty se “ç’më sëmurë ”.