Brixhilda Dede:”Zhgënjimi”


Fragment nga tregimi:” Zhgënjimi

Mund të jetë një imazh i 1 person

Ndodhesha në udhëkryq mes tre rrugësh,

vazhdoja mësimdhënjen tre herë në javë për gjuhë të huaja.

Të vazhdoja si zvëndësmësuese për mësimdhënien e biologjisë apo të merja pjesë në një konkurim për reklamim mobiljesh italiane.

Rrugës dëgjohej nga xhamat e hapur të një makine luksoze kënga e Parashqevi Simakut “Jetoj”

=Dua emri im kuptim të ketë, ishin vargjet që më dhanë forcë por edhe vetë mosha e asaj kohe për ti marrë përsipër të gjitha angazhimet.

Por në heshtjen e vetvetes nuk mund të them se nuk më erdhën ndërmend dhe fjalët e gjyshes sime;=”Dy kunguj nënë sqetull nuk mbahen”.

Megjithatë nuk u stepa, konkurova dhe për habinë më të madhe timen mes 60 vajzave të përzgjedhura dola fituese.

Reklamimi u bë, pasi mora shumën në fjalë nuk di pse më erdhi në mendje një thënie e Bethovenit.

“E bukura është e vështirë sepse është pranë së vërtetës.”

Gjithçka filloi të më dukej e bukur dhe e arritshme.

Pas kësaj kërkesat për punësim në mobiljet italiane erdhën të shumta.

Duke bërë krahasimin e rrogës që merrja si mësuese me atë që jepnin pronarët ndryshimi ishte nata me ditën.

Vendosa të largohem nga mësimdhënja për tu punësuar në një rjet eterie me mobilje ku përveç rrogës dhe ushqimit të përditshëm i cili vinte nga restorantet më të mira të qytetit do të merrja dhe një përqindje të vogël nga shitjet e ç’ do dite.

Freskia e moshës, dashuria për të punuar dhe për të pasur kursimet e mija u bashkua me vetë sinqeritetin e një femre të parrahur nga jeta e vështirësitë.

Me pritja që mu bë ditën e parë ndihesha si të isha një modele e vërtetë.

Ç’ farë do ta dallonte Cara Delevingnen prej meje?

Asaj kohe na kishin dërguar një makinë qepëse me korent nga Amerika kështu të gjitha robat i qepja vetë si të isha Ebu Huvjeva.

Sili i veçantë më bënte të shkëlqeja dhe të tërhiqja vëmendjen e shumë meshkujve.

Shpesh më vinte ndërmend,

Stevën Spielberg i cili bëri realitet ëndrën bashkuar filozofinë me realitetin.

Asaj kohe nuk pranoja se kisha ndonjë dobësi në veten time. Mendoja se isha një shkëlqim diellor në zemër e pamje.( për shkak të moshës)

Ditët e muajt kalonin. Bëja shitje të papara të cilat sillnin fitime të mëdha tek firma por edhe tek unë.

S’ mund të them se isha e pakënaqur.

Buzëqeshja si trëndafil, sytë shkëlqenin prej lumturie. Akustika e zërit, stili elegant i veshjes tërhiqnin shumë klientelën.

Pronari kishte sqaruar fillimisht se ishin 12 vetë të punësuar të cilët mbanin përgjegjësi mbi mallin në magazinë, ndaj nuk ishte e nevojshme të bëja inventar pasi roli im ishte si reklamuese.

Fjalët e tij më hynë nga njëri vesh dhe më dolën prej tjetrit.

Në ato momente mu kujtua babai im i cili në fillimet e demokracisë u shkëput nga puna shtetërore për të filluar privat.

Fillimisht punonte me disa ortakë të cilët quheshin njerëz të besuar por përpos kësaj në marrëveshjet e tyre nuk mungonin kurrë firmat dhe procesverbalet.

Kështu unë ditën e parë të punës me vete kisha marrë një fletore dhe pasi u larguan gjithë personeli fillova të shkruaj emrat e gjithë mobiljeve, çmimet dhe sasinë e mallit matur me copë.

Më pas bëra fotografimin e tyre me aparat fotografik.

Kishin kaluar tetë muaj. Gjithçka dukej se shkonte zinxhir por ajo që më shqetësonte ishte përse personeli në vëndin ku ndodhesha ndryshonte vazhdimisht dhe nuk ishte i njëjtë.

Këtu, diçka nuk shkonte.

Ajo që nuk më pëlqente të dëgjoja ishte ankimi.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe njerëzit që vinin me aq gëzim për blerje filluan ankesat për mobiljet.

Pronari vazhdimisht largohej duke më lënë mua të justifikohesha pa ju premtuar për rikthim shume apo ndërim malli.

Kjo filloi të më shqetësonte. Por jo ti përulesha detyrës së ngarkuar.

Në mendje më erdhi shprehja;

Për të qënë e sukseshme duhet të kopjosh dikë.

Dhe unë ndiqja gjithmonë e më tepër versionet e babait.

Ishte fillim jave kur pronari deklaroi se i mungonin dy dhoma gjumi prej druri arre. Përgjegjësia binte tek unë pasi ato ditë kisha punuar pa ndihmën e personelit.

Shuma e mobiljeve afronte me shumën e rrogës së 8 muajve pune.

Menjëherë, kuptova se ishte një kurth i ngritur prej tij.

Ishte një mënyrë që përdorte për të dalë i shlyer dhe pa harxhe me të gjitha vajzat e punësuara, taktikë mizore.

Por këtë herë, të dështuar.

Nxorra fletoren me shënimet e mija gjatë tetë muajve si dhe fotografimet e vazhdueshme që bëja pas ç’ do shitje.

Ndërsa mbetën të befasuar, mendova se nuk kishte më vend bashkëpunimi me ta.

U largova brenda ditës pa përshëndetur.

Kisha arritur pa kuptuar pranë shtëpisë duke mërmëritur me veten time.

Ju tregova me imtësi prindërve të mij ç’ farë kishte ndodhur, morë përqafimin e tyre përmes lotësh që ridhnin pa dashur.

Të nesërmen babai shkoi për të marrë sendet të cilat i kisha harruar për shkak të shokut që kisha pësuar.

Ata kuptuan pozitën dhe potencën që kishte në qytet.

Me pafytyrësi të paparë u përpoqën ti jepnin dorën si dhe ta falenderonin për kontributin tim në eterinë e tyre.

U ndeshën me vështrimin e sertë dhe njëkohësisht serioz të tij.

Duke shkuar përdrejt makinës ndaluar afër trotuarit përballë magazinës babai bëri një hap mbrapa dhe me një ton të ashpër ju drejtua,

Do të doja tu pështyja në fytyrë, por nuk ma lejon edukata.

Më pas u largua me gjakftohtësi, fshehur ankthin.

Ndërkohë, kishte arritur në shtëpi duke i treguar nënës mbi reagimin e atyre njerëzve të vegjël.

Isha zhgënjyer aq shumë, sa shfaqa mendimin se do të dëshiroja të shkoja të punoja në një shtet ku të kishte ligje, rregulla , ku të vlerësohej fryti i punës dhe njeriu i drejtë.

Ndërsa nga sytë e babait lotët ridhnin si të ishte fëmijë.

Kishte punuar aq shumë për të plotësuar ç’ do dëshirën tonën duke sakrifikuar shpesh herë dhe jetën.

Ishte koha kur motra do të nisej me studime jashtë shtetit dhe ne na kishin hapur dy dyqanet ku shisnim pjesë makinash duke mos lënë asnjë kacidhe përveç mureve dhe xhamave.

Një polic i thjeshtë tha se shkoi si dëshmitar për ndodhinë e ngjarë. Por, punonjësit e rajonit ju përgjigjën se po të fitonte kjo çështje ai do të zhvishej si polic…

Nuk qëllova në ajër për të trembur një grup hajdutësh tha ai i përlotur. Megjithse pashë gjithë ngjarjen, pasi kam gruan shtatzanë në muajin e fundit.

Besoj më kuptoni u përgjigj, drejtuar nga babai dhe u largua me kokën zvaritur poshtë.

Babai kishte filluar punën përsëri nga alfa.

Ndërsa unë mendoja se ç’ do pengesë vjen për mirë, prej ç’ do gabimi mësojmë,..

Kisha hapur dritaren për të ndëruar ajërin në dhomë.

Dielli buzëqeshte përsëri si dikur.

Brixhilda Dede @