Brunilda Resulaj-Përqafim’ i tij më bëri shoqëri këtë natë


 

Përqafim’ i tij më bëri shoqëri këtë
natë.

Gjëmimet e fishekzjarrëve,
mbytnin rrahjet e forta te zemrës time ..
Drita , shkëlqimi i tyre,
Përthyej ne dritën e syve tanë..
Ky spektër ngjyrash ,do te ruhet gjate ne kujtese.

Prej sa shekujsh kisha enderuar këtë
nate ?!
Prej sa kohesh dëshiroja këtë çast ?!
Krahët e tij ,te mbështillnin shpirtin tim.

Kish kaluar kohe e gjate ..
Aq sa kisha harruar te lutesha ,çdo nate!
Isha ndjerë e braktisur..
Po kurrë s’kisha harruar te prisja ..
Pritja ne heshtje ishte tashme një ritual .

Mbas kësaj nate ,s’do te doja tjetër
nate .
As një tjetër dite ..
Drita e saj ,do ta fshinte këtë çast.
Sytë shtrëngoja fort ..!
Dhe pse dielli kishte kohe ,
qe shkëlqente mbi mal.

Sikur te ekziston vetëm e sotmja
.
Sikur te shkuar mos te kishte .
Po te ardhme a do te doja ?!
Jo ,asaj me shume se te shkuarës i trembesha !
Kjo nate e shkuar do me mbante lidhur gjate ..
E ardhmja ,mos me sillte ndarje prapë?!

Njëherë te vetme..frike qëndro
larg!!
Sot jam dehur ne përqafim
Nuk ëndërrova ..
Jetova vërtet ëndrrën time!