Petro Sota-Një perlë e vërtetë


NJË PERLË E VËRTETË
————————————

S’të pyeta dot, se sytë e tu s’më lanë,
Dhe s’po më dilte më, fjala nga goja,
Kur më the me çiltërsi :- rri në Tiranë,
Shihja buzën tënde, e diçka mendoja.

Atë buzë që fjala, të dilte si psherëtimë,
Çuditërisht edhe unë, pa fjalë po rrija,
Melodija e zërit pasionant, si një violinë,
Netë pagjumësie më la, që dot s’po flija.

Për emrin të pyeta e ma the pa ndroje,
Një emër princeshe, bukur tingëllonte,
Me sytë e kadifta, sa ëmbël vështroje,
Ndërsa fytyrën, hijeshia e zbukuronte.

Hijeshia të zbriste, e dukej gjithandej,
Por, nuk ishte e zakonshëm kjo hijeshi,
Psherëtima e thellë, gjirin do shpërthej,
Si një filizë e njomë që brënda dot s’rri

Dhe do të hijeshonte, ijet e formuara,
Dhe belin e lidhur, nga rripi shtrënguar,
Vithet sensuale, në formë të harkuara,
Një dëshirë e çmëndur, për t’i pushtuar

Por ç’farë çelsi, ti vallë e kishe gjetur,?
Që në shpirtin tim, e ndrojtur ke hyrë,
Sëbashku, virtyti e fisnikëria janë tretur,
Si në një monedhë floriri, e jotja fytyrë.

S’më linte dëshira, të largohesha aspak,
Dëshirë e çmëndur që s’më linte të qetë
Por, sigurisht dhe kjo e kishte një shkak,
Dhe shkaku ishe ti, je një perlë e vërtetë,