Buqetë Lirikash( 81-90)-Lefter Shomo


MIRËSI E PENDUAR

Kjo mirësi m’ u bë pendim

Prej hundësh më ka dalë

Se shumë njerëzve- gabim

Buzëqeshjen u kam falë.

JETË PËRRALLASH

M’ ofrojnë muzgje dhe bela’

Dëfrime sarahoshë

Buzëqesh më thonë,rrugëdalje s’ ka

Me përralla të jetosh.

LINDJE DIELLI

Në mes pasionit flakë e zjarr

Mes joshjes, skuqin dimrin

Në dashuri zemrat fanar

Bëjnë diejt që të lindin.

MENDIMI I DETIT

Përreth një i artë perëndim

Shastisur shihja fundin e detit

Me fali aq shumë mendim

Sa u shtanga si memeci.

NEVOJË JETIKE

Jetike më je bërë nevojë

Ti , jeta ime e bukur

Një çast të bësh e të mungosh

E ndjej veten të humbur.

LARG E PRANË

Sa herë vetëm rrugën marr

Larg teje ,në udhëtim

Shoh endrra se pranë të kam

Ngjitur në krahun tim.

S’ E HUMBA SHPRESËN

Me ankth të prita, prisja gjatë

Aty ku ne dhamë besën

Sa shira, borë dhe shtëngatë

Erdhe, s’e humba shpresën.

TI FLET PËR DJE

Për dje, pardje ti flet me zjarr

E të parvjetshmet raste

S’ e ditkërke o fukara

Në jetë numërohen çastet.

SHIU TË BJERË TANI

Të thashë:” Shpreh një dëshirë”

Më the:” Një puthje nën shi”

Pyete”: Ti, ç’ do të doje më mirë”?

Zot, dua shiu të bjerë tashti.

DUAR PUNËTORE

Plot me kallo, e damarë duar

Mjete të punës e dashurisë

Nxenë me një të përqafuar

Gjithë mizërinë e njerëzisë.

Lefter ShomoK /09 b.l. α