Buqetë lirikash-Lefter Shomo


MA DI ÇDO HUQ..

Sa herë nis më përqafon

Ma di çdo huq, çdo ves

Kokën nga ai krah e mënjanon

Ku unë kokën mbështes.

ËNDRRAT

Vështrojmë yjet aty lart

Mes ëndrrash të argjendta

Po ah, sa rrallë, shumë rrallë

T’ vërteta dalin ëndrrat.

BUKURIA JOTE

Vallë do të kishte aq rrezatim

E jotja bukuri

Po të mos ish vështrimi im

Po s’ ishin sytë e mi ?

PULS I SHPEJTË

Duke sajuar puls të shenjtë

E panë Perëndinë..

Kur pa se s’ ish dhe aq i shpejtë

Sajoi dashurinë.

LOTI I FËMIJVE

Loti i llastuarës fëmijë

I rritur në bollëk s’ rëndoka

I varfanjakut shpon si thikë

Peshon rëndë sa toka.

MES KUNDËRSHTISH

Në dashuri aq mrekulli

Mes kundërshtish do gjesh

Deri sa vdes fal dashuri

Gjallë në jetë të ndjesh.

SY TË QELQTË

Të qelqtë sy ,të ngrirë i ke

Ku shkoi shikimin yt i dlirë

Në sy të tjerë bëri fole’

Qofsh mirë! Lamtumirë!

GOJA JOTE E BUKUR

Ah, goja jote e bukur

Të arta thotë, fjalë të ëmbla

Por unë jam i stërlumtur

Kur fjalët t’i thotë zemra.

PUTHMË

Puthmë sa në shpirt të shkundem

Gjer në mekje, gjer në britmë

Shtrydhmë pezull të lëkundem

Sa në vdekje e n’ amëshim.

GËZIM, …NË SHPIRTRA

U vunë në kërkim të gëzimit

Yjet e qiellit dhe orbitat

Toka u tha:”Kot e merrni mundimin,

gëzim do gjeni veç në shpirtra”.

LEFTER SHOMOK/7 b.l α.