“Burri” përkthyer nga Irma Kurti


“Burri” përkthyer nga Irma Kurti

Burri lëndohet nëse një grua i thotë: “Ti s’je asgjë”.
Ai mund të kapë thikën dhe të godasë hijen e tij
Ai mund të heqë ventilatorin nga tavani dhe të fluturojë me të
Por e di që Gruaja thotë të vërtetën gjithnjë

Ai Burrë në fakt nuk është asgjë
Vetëm pluhur që në barkun e saj u mblodh dhe doli në jetë
Vetëm një shkëmb që për një dorë të butë ka nevojë

Burri është gjithashtu … një rrëmujë e përhershme
Frikë që në universin e gjerë në kërkim të dy gjinjve endet
Burri, edhe nëse bëhet i fuqishëm
Mbetet skllav i parfumit
Një i burgosur i imazhit të Gruas që endet i lirë
Në fantazi.

ADEL KHOZAM – Emiratet e Bashkuara Arabe
Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Pikturë nga Nirman – Giacinto Laruccia, Itali