Buzëqeshu!!!Eralda Cuko


Eralda Cuko

Pse po rri kaq e mendueshme,

kotesh në tëndin dëshpërim?

Provo pak ti të buzëqeshësh,

tutje flake k’të hidhërim!

Pikëllimi t’prish ty lumturinë,

bukurinë ai ta tretë.

Ethshëm t’bën që të jetosh,

shpresat ty t’i vret.

Nëse zgjedh ti të buzëqeshësh,

yllit qiellor shumë i ngjason.

Rrezja e tij ka për të veshur,

bukuri jetës t’i shton.