Çapkënia ime!Laureta Malaj


Më erdhe si hëna

dritën seç ma solle.

Më pëshpërite ëmbël

fjalën nuk e nxore.

Eja moj çapkënia ime

më thuaj një fjalë….

Më thuaj fjalën e bukur

të më shuaj mall!

Sa yje që ka lart qielli

aq ëndrra me ty kam thurur.

Më thuaj çapkënia ime

atë fjalën aq të bukur!

Ata sytë e tu të ndritur,

janë përcjellë në çdo damar.

Eja moj çapkënia ime,

eja të më shuash mall!

E pres kohë unë atë ditë

që pranë meje t’i të jesh.

Eja moj çapkënia ime,

se një mall tek unë do gjesh!