Çaste magjike nga nata mbi dete-Kristo Çipa


Kristo Çipa

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

( Romantizëm i trishtë)

Po çmendet magjia

Mbi dheun tim!

Lodhur qetsia

Asgjë s’pipëtin!

Një zile mushke

Kambanë e parë

Hëna një nuse

Yje të larë

Lisa leshtorë

Kishë e rudhosur

Portat pa gojë

Heshtja, gjakosur

Ky dheu im

Plagët në ije

I nxjerr i ter

Mbi det, nën yje

Natyra ngrin

Nata magjepset

As fryma s’fryn!

Qielli qepet!

Me pika vese

Nata loton

Gjithëçka perfekte!

Njeriu mungon!

Bukuri e hidhur

Nata në Pilur!