Mos eja-Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

Kur dielli të perëndoj Ti mos eja

sepse edhe zogjët do jenë larguar

po afrohet dimri ka ikur pranvera

mos kërko lulet,se janë zverdhuar.

Mos eja në çastin e fundit,mos prit…

mjaft të kam pritur këto vite në jetë

mos eja as sot kur s’erdhe atë ditë

e kjo heshtje e jote sot po më flet…!

Do të vie pranvera bashkë me lule

do e kuptosh se sa shumë je vonuar

s’di në at mendjen tënde cfarë thurre

verdhësia vjeshtës na ka pushtuar.

Mos eja,mos kërko diçka që humbe

stuhitë e jetës shumë çka më morën

edhe fletët po i vyshkën sot asaj lule

at’ që dikur mbjellëm tash ne korrëm

Mos eja asaj ure të vjetër me drurë

që plot me drithërime të prisja dikur

ai vend nuk ekziston,është braktisur

ne e harruam,po dhe zogjt kanë ikur.