Cen i  Veliut tregim për fëmijë nga Ismet Tahiraj 


    Ismet Tahiraj 

Cen i  Veliut tregim për fëmijë nga Ismet Tahiraj 

                                                                 Cen i  Veliut 

                                                          -Tregim për fëmijë- 

Veliun që e thirrëshin ndryshe edhe  Veli  apangaxhia ,kishte dyqanin  e vet   mu në  në qendër të Klinës të epërme ,ku mu aty  gjapëronte lumi kristalor  dhe I mahnitshëm e më bollek të ujit . 

Një qendër ku populli ishte në  lëvizëje të mëdha të vulgut të punëve,mungonte vetëm  tregu I përgjithshëm,kishte shitore , furrë buke . 

Mu nën qiellin kaltërosh të verës nën hije të një are tejet e madhe  bëheshin hokatë  të lëzetëshme  në mes njërzëve këtushem, ndër ta edhe Veliu. 

Harrova të theme  se kjo qënder  kishte  edhe shkollën e re  që qëndronte  si një vashë e re, përplotë fëmijë. 

Për Velun flitet  se ishte I ardhur  në një fshat tjetër  të quajtur  Kuçicë , më bjeshkët e larta  krenare . 

Hokat ishin  të çdo ditëshme  për secilin që  ishte  present aty . 

Një plak  I urtë  na thonte  se Veliu  është I ardhur nga Rugova  sepse  nuk kishte  gjak as miqësi  më kuçicasit ,fare. 

Por lagjeja më e afërt  e tij e pranonte si një vëlla I tyre  si në mort dhe në dasma e gazmente tjera. 

Vëllazërit e Veliut  që kishin  afër  lumin  nga thuprat  thuarte sepete ,krojshe , kofina  dhe për llamba vajguri  si një krojshe  më u duk  dhoma e mysafirëve më e bukur. 

Njëri vëlla  e tij ishte vërtet mjeshtër  I holl për punimin  e veglave bujqëesore  si të ishin dal pre ndonjë fabrike  ,mbanin  dhëntë shumë , gjitha këto dhentë I ruante  

Fëmiu  I tyre  më  I madhi Osmani , nxënës I fillores I dalluar në mësime. 

2. 

Veliu ishte  një hokatar  I madh dhe mjeshtër  I mire  I këpucëve  dhe arrnimin   e opingave  dhe çizmëve. 

Por  kishte  edhe një cen  ,sepse  kur nxënësit  I jepnin vezë  për të marr llastika  për prraçka  iu thonte  a e dini  kush  ashtë  Migjeni ,  a keni m’sue  për Lulin e vocërr  dhe Picimulin. 

Hej ,hej,ti  çun  ma jep  fletorën  ta shoh  çka ke shkrue  në ta,kur  I shihte  që  ishte dysh apo një sh ,e  kishte para vetës kutinë mëngjyrë të këpucëve  e ngjynte gishtin e madh të dorës  aty e vënte  në fletore  si një  shkarravi ,thua sikur jepte gisht ,mbëte një njollë  tejet e madhe. 

Për ata që kishin katërshe  dhe pesëshe  iu lëmonte flokët  dhe I falte nga dy pale  llastika  për prraçka . 

Një  ditë  prej ditësh  një fëmijë   I hyri  në dyqan  e përshendeti  Veliun dhe I pa disa modele  të këpucëve  që  ende  nuk  ishin  kryer  dhe po I thotë: baci Veli   ,ti për këto këpucë as  as tresh nuk e meriton notën  në ditar. Veliu I gjegji  ,ahhaa ,ahhaaa , pse nuk e meritoj ? 

Paj bre  këto  nuk qenkan gati  bash hiç, gjyshja ime plakë dhe e krrusur . I merr patikatë  e vjetra  dhe për dy orë  I thuar  dhe I mbathim  ne shtatë fëmijët,në ato çaste   Veliu e përqafojë çunin   ,sepse ishte  një ndër  nxënësit  ma të mire të shkollës. 

Në vend të llastikëve  I fali një fletore  më kopertina të trasha dhe një kokërr mollë,që lëshonte veç sherbet. 

Atë ditë e tutje ky nxënës  dhe  Veliu  ishin miqtë ma të dashur  dhe  më  nuk I jepte llastika   ,por ndonjë bonbon apo llokum,  edhe nxënsit tjerë  e rrespktonin  Veliun për çdo mëngjes. 

Por as vet Velu më  nuk I vënte  gisht  më ngjyrë  nëpër fletore  ,dhe ai vet gëzohej   më sukseset e nënxësve . 

Veliu e harroi cen e vet   apo braktisi  për  gjithëmonë.