Çfarë treguan gërmimet arkeologjike të vitit 1976 në Triport?Nga Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Triporti  është një nga pikat ujore  ku sot gjallon turizmi i mbushur nga plazhet ranore dhe më tej plazhet shkëmbore dhe i vizitueshëm nga turistë me kampera.

Triporti, aty nga viti 1976,përbënte një zonë me pak të njohura  sidomos e pa eksploruar nga kazmat e arkeologëve dhe  pikërisht ne sezonin  e verës të atij  viti,  nisën gërmimet arkeologjike si një pjesë e zonave bregdetare. Në Shqipëri kishin filluar prej vitesh gërmimet në qendrat e rëndësishme si qytete antike,site, monumente, gërmime rreth paraardhësve të banorëve të këtij trualli, ilirëve. 

Arkeologu vendas Vasil Bereti, shkruan se qëllimi i gërmimit  ishte një sondazh për tu orientuar në kohë sepse sipas arkeologut në sipërfaqe shiheshin veçse fragmente qeramike. Brezaret ku  u përqendruan gërmimet ishin ato të quajtura :”Pllakë” nga banorët vendas, pra kodra përbente fillin e kodrinave të zonës së Triportit, ku përmbyllet nga ana veri perëndimore, gjiu i famshëm i Vlorës. Kodra ku gërmua ka disa kurrize  shkëmbore brenda në det,lartësia e të cilave shkon rrafsh me pasqyrën  e detit. Pastaj ajo zgjerohet dhe arrin lartasin 80 m.

 2.

Për Triportin ,autorët thonë se vendi i Triportit (Kepi i Triportit) është vendosur në një kodër të ulët shkëmbore, që dominon me një majë veriore të gjirit të Vlorës dhe një në zonën e lagunës(Laguna Narte), kufizohet në jugperëndim nga një pengesë e përbërë një kep shkëmbore, shtrihet kështu pra në det të hapur. Të dhënat historike  si dhe hetimet arkeologjike të lejojë për rindërtimin e morfologjinë e vendit , me një kthesë shkëmbore, por tani e  zhytur plotësisht, shumë më tepër se disa  metra, në mënyrë që të krijojë një port natyral të bankinave. Sondazhet e para sikurse ato ,që e pasuan në vitet e njëzet të shekullit XX atë-jo,është  kur L.M Ugolini ka  shënuar një “terren të ndoturë me fragmente, fillimin e një muri ndërtuar me blloqe paralelepipedi, dhe “rruga e shtruar ” në det.

Arkeologu italian propozoi identifikimin me Aulonën, ​​supozimet e përbashkëta më vonë nga NG L. Hammond, i cili raportoi gjetjen e qeramikës dhe gjurmët.  Sondazhet e fundit të arkeologëve shqiptarë,  veçanërisht V. Bereti deri në fillim të vitevev 90 dhe N. Çeka, gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, kanë zhbiruar  identifikimin e një zgjidhje të fortë fortifikimi të   vijës  bregdetare, me një mur të madh përreth i mbyllur në  një sipërfaqe prej rreth tre hektarë, pjesëmarrja e të cilit  mbulon një hapësirë ​​kohore ndërmjet shekujve  II  dhe VI para dhe pas Kr.

Si dhe autorët shqiptarë, pjesëmarrësit ekspeditës italiane përtej debatit kanë identifikuar përgjatë strukturave dhe heterogjeniteti i materialeve, që mbulohen gjatë zbulimin  nënujore dhe tokësore,kanë shqyrtuar  një sipërfaqe prej disa  km ku tregojnë  madhësinë e një porti të  banuar  e jetuar për një kohë të gjatë, të paktën nga periudha arkaike  deri në kohët mesjetare. Zgjidhja do të ishte e organizuar, për këtë arsye,në një zonë të lartë të banimit, që korrespondon me kepin kodrinor të  tanishëm,  dhe një zonë e  ulët me një profesion tregtar, i cili ishte vendosur me siguri sektori i portit, kjo e fundit gjithashtu ka gjasa të ishte  pajisur me një sistem të mbrojtjes ,murature,  nga bregdetit aktual, atëherë shumë e ulët e  cili shtrihet në pozicionin lindje-perëndim, paralel me vijën bregdetare, poshtë për të mbyllur në kënde të drejtë  një mur të dytë, të orientuara veri-jug, shkon në tokë.

Ndërtesat, fillimisht  i atribuohet  atij sistemit infrastruktural  portuale, ata janë në fakt pjesë e mureve kufitare të qytetit të ulët, tani është zhytur pjesërisht nën ujë. Në zonën e  lindore të  kepit, dhe në lidhje nga kjo e fundit, dokumentuar edhe tre metra të thella në  një drejtkëndësh, kufizohet nga tre mure në gurë dhe me mure  me anën  të paveshur si dhe  një mur të katërt të hapur. Dyshohet por është e mundur, që edhe kjo ndërtesë, e cila ende nuk ka qenë funksion, gravitojnë zonën e portit, mund të ketë qenë bërë për në  të tokë të thatë dhe pastaj e gëlltitur  nga deti,shekuj më vonë.

Triporti mbetet shumë pak i eksploruar, ndërsa germimet në këtë zonë ka njohur kohë deri në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar.

3.

Në verën e vitit 1976, sipas arkeologut V.Bereti u gërmua në dy sektorë C dhe D. Sektori C përmblidhet pjesën jugore te brezareve. Sektori D përfshinte pjesën veri-perëndim buzë rrëpirës në anën perëndimore që përfundonte në det.

-Çfarë zbuluan gërmimet në këtë periudhë?Arkeologu V.Bererti shkruan:Sektorit C (Tab.1)i takojnë 6 kuadrate, kulmet e të cilave përputhen me katër pikat e horizontit. Thellësia e gërmimit është e ndryshme. Thellësia më e madhe e që mbizotëron në katër kuadratet e para, është 100 cm. Brenda kufijve të thellësisë së arritur dallohen tri shtresa kulturore.Shtresa e parë, që fillon mbi tabanin shtufor, arrin trashësinë 35-40 cm. Qeramika e kësajshtrese është e paktë në sasi dhe e fragmentuar. Nga fragmentet e enëve të mëdha, të pakta ishin paretet e pitosave. Ato janë prej balte ngjyrë rozë e të pastër. Me rëndësi janë vijëzimet  që kishin këto parete. Paretet zbukurohen nga vija paralele që rrethonin pitosin në faqen e jashtme të tij. Në disa raste pitosin e rrethonin dy vija horizontale, të pasura nga një e lakuar,ndërsa në raste të tjera, vija e lakuar ndodhet midis dy vijave horizontale. Elemente të tilla zbukurimi janë të njëjta me ato, që mbajnë pitosat e zbuluara në nekropolin e Apolonisë  të  shek. VI p.e. s.Në shtresën e parë duken fragmente nga kuzhina, të cilat i takojnë fazës së fundit të peridhës së parë të Hekurit. Të tilla ishin disa parete vorbash të zbukuruara me vija paralele të ngjlitura, fragmente buzësh e paretesh të enëve të kuzhinës, fragmente tasash të cilat, në vend të vegjave kanë dy veshë në formë katërkëndëshi që ngrihen mbi buzë.Fragmentet c amforave qenë të pakëta. Ato ishin me baltë ngjyrë okër e rozë, por me brumë të pastër e të pjekur mirë. Fragmentet e buzëve, të shpërvjela, krijojnë një hark të bukur deri në pjesën cilindrike të qafës. Në shtresën e parë u gjetën edhe fragmentet e para të qeramikës me verniktëzi. Ato përfaqësohen nga parete lekitesh, të zbukuruara nën grykë me vija radiale.

4.

Vijon raporti i arkeologut për sondazhin e verës së vitit ’76 ne zonën e Triportit. Shtresa e dytë,shkruan arkeologu V.Bereti  e vendosur mbi të parën, arrin deri në 60-65 cm. Në përbërjen e saj shtohen fragmentet e enëve me vernik të zi dhe ato të kuzhinës. Në të shohim po ato trajta të qeramikës që theksuam për shtresën e dytë të sektorit C. Ndryshime vërehen në format e peshave. Veç atyre konike, në sektorin D u zbuluan disa pesha të tjera me bazë rrethore dhe me trupin në formë gjethi. Në këtë shtresë të sektorit D më të shumta qenë fragmentet e amforave. Nuk mungojnë gjithashtu edhe fragmentet e pitosave, por ato janë me përmasa të vogla. Edhe në këtë sektor fragmentet e tjegullave të shekujve të parë të e.s   janë të pakta. Shumicën e përbëjnë tjegullat helenistike. Një vend të rëndësishme në qeramikën e kësaj shtrese e zënë dhe tullat e përdorura si material ndërtimi. Ndër to dallojmë dy lloje. Shumica janë tulla të kuqe, jo të pjekura mirë, me përmasa 46 5. 46  dhe  9 cm. Të tjerat janë me baltë ngjyrë okër, të pjekur mirë, me përmasa 36 x 36.Objektet metalike edhe në shtresën e dytë janë të pakta. Ato janë më tepër fragmente rrathësh e thikash dhe gozhdë prej hekuri, grepa c tela prej bronzi.Shtresa e tretë, që nuk i kalon të 30 cm., përfaqëson një përzierje të hedhurinave të kohës helenistike me fragmente të qeramikës romake, duke përfshirë edhe fragmentet e enëve.

5.

A sillej guri nga Karaburuni?Arkeologu që udhëhiqte këtë sondazh vijon:Nga rrënojat e zbuluara në kuadratet e sektorit D, vërehet se në shtresën e parë, guri është përdorur si material ndërtimi. Por ndërtimet e para janë shkatërruar dhe në shtresën e dytë ato u zëvendësuan nga ndërtimet me tulla. Një zëvendësim i tillë mendojmë se ka ndodhur për dy arsye: së pari, se guri nuk nxirrej në vend, por sillej nga gurore të largëta, si ato të Karaburunit,në një kohë kur tulla prodhohej në vend.Së dyti, për shkak të rritjes e zgjerimit të vendbanimit,intensiteti i së cilës duket edhe nga sasia e objekteve të shtresës së dytë. Këto e ndoshta arsye të tjera, sollën përdorimin e gjerë të tullave, në fillim duke u përzier me gurin e pastaj duke e zëvendësuar atë plotësisht. Muret me tulla, që i përkasin shtresës së dytë, ngrihen mbi tabanin e dheut. Në pak raste ato ngrihen mbi një xokolaturë po prej tulle. Lartësia e ruajtur e këtyre mureve arrin 40 cm., ndërsa gjerësia është e njëjtë me gjerësinë e vetë tullave.Gjatë gërmimeve  u gjetën monedha  dhe kujt kohe i përkisnin?Arkeologu shkruan…Gërmimi dha një numër të konsiderueshëm monedhash prej bronzi, gjithsej 33 copë .Ato qenë mjaft të dëmtuara. Mundëm të lexojmë vetëm disa prej tyre, 3 copë janë të Apolonisë, dy të tipit Athina-rrufe dhe një Apolon-shqiponjë: dy të Durrësit të tipit Zeus-trikëmbësh,një e Epirit Artemis-majë heshte dhe së fundi (me gjithëse pak e qartë) një monedhë c Amantisë. Ato u përkasin tërësisht shekujve III-I p.e.s.

6.

Ajo që përbën interes për gërmimet është traket e mureve, që zgjateshin në det.Ja çfarë shkruan ky arkeolog:Gjatë fushatës, jashtë sektorëve kryesorë, ndërmorëm disa sondazhe dhe bëmë vrojtime në pika të ndryshme të zonës së Triportit. U munduam në fillim të sqaronim, brenda mundësive e qëllimin e ndërtimit të një trakti muri, që shtrihet në det. Muri ka orientim P-L dhe fillon rrëzë folezës, që formohet në anën lindore të Kodrës së Pllakës. Zgjatet në drejtim të lindjes më se 150 m, paralel me bregun e detit e vetëm pak metra larg tij. Gjerësia arrin 3,5-4 m. Është i formuar nga blloqe të mëdha gurësh paralelepipedi, ndërsa midis dy faqeve anësore të tij ka gurë të mëdhenj, të papunuar. Në dy rastet, në anën jugore të tij e perpendikular me të, zgjaten dy pjesë muresh, që nuk i kalojnë të 6 m në gjatësi dhe që janë po aq larg njëra-tjetra. Në një sondazh tjetër, të bërë përsëri rrëzë kodrës e në buzë të detit, pas 1 m thellësi ndeshëm në një mur. 

Zbuluam vetëm 6 m të gjatësisë, njërën faqe të tij dhe vetëm 3 radhë blloqesh, ndërsa të tjerat vazhdonin më në thellësi, të mbuluara nga rëra dhe uji i shumtë. Ky mur ishte ndërtuar nga blloqe paralelopipedi me faqe të skalitura mirë e që formonin sipërfaqe katërkëndëshi të rrafshëta. Përmasat e blloqeve lëviznin nga 40-75 cm për gjatësinë, 52-76 cm për gjerësinë e 81-37 cm për lartësinë. Në gjerësinë midis dy këmishëve ai qe i mbushur me gurë të papunuar të përmasave të vogla e mesatare.Lind pyetja e cfarë kohë është ky vendbanim?

…Po të krahasojmë murin e zbuluar rrëzë Pllakës, që përfaqëson një fragment të murit rrethues me mure të tjera të truallit ilir të studiuar, mund të themi se koha e ndërtimit të tij i takon shekullit 3 p.e.s.Duke e parë në tërësi materialin e zbuluar, ndërtimet e bëra dhe rezultatet e gërmimeve e vrojtimeve, po japim këtu disa mendime paraprake mbi fizionominë e qendër banimit në Triport .Ai lindi si një vendbanim në shek. VI p.e.s. Në fazën fillestare ai mbeti një vendbanim i vendosur në majë të Kodrës së Pllakës e ndoshta i mbrojtur nga ndonjë mur rrethues, gjurmë të të cilit nuk kemi ndeshur ende.Në fund të shek. IV e në fillim të shek. III p.e.s vendbanimi zhvillohet më tej, duke marrë fizionominë e një qendre qytetare. Gjurmët e rrënojave të zbuluara nga gërmimet e bëra në fushë, afër detit, flasin për zgjerimin e mëtejshëm të tij. Zbulimi i fragmentit të murit rrethues në breg të detit e përforcon mendimin për shtrirjen e tij, jo vetëm në kodër, por edhe përreth saj dhe njëkohësisht për karakterin tregtar si qendër banimi.Kjo solli, krahas ndërtimeve të tjera, edhe ndërtimin e murit-skelë, që i shërbeu qytetit në etapën e dytë të jetës së tij. Krahas tregtisë zhvillohet peshkimi, bujqësia e degë të tjera të zejtarisë. Kryesisht zhvillohet poçeria, e cila nxjerr jo vetëm prodhime të përdorimit të përditshëm,por edhe pitosa e sidomos amfora,për tregëtinë  detare.Më tej ai mbetet me sa duket vetëm një skelë. Për periudhën e vonë antike gjurmët janë edhe më të pakta. Prandaj si kufij kohorë të jetës së tij, përcaktojmë shek. VI p.e.s  deri në shek. I-II të e.s.Brenda kësaj kohe dallohen tri periudha:E para fillon në shek. VI p.e.s deri në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. IV p.e. s.

E dyta fillon në fundin e shek. IV p.e. s deri në mesin e shek. II p.e. s.E treta shkon deri në shek. I-II të e.s.

Cila qe kjo qendër-skelë në bregun jugor të Adriatikut?” Ptolemeu” dhe autorë të tjerë, në përshkrimet e tyre në bregdetin Adriatik, midis Vjosës e Karaburunit, përmendin qytetin Aulon. Për këtë e dhëna e Ptolemeut është më e plotë: ai vë në dukje se Aulona ishte qytet me skelë. Tani për tani, përputhjen më të plotë të burimeve historike me ato arkeologjike, në lidhje me lokalizimin e Aulonas e ka dhënë qendër banimi i gërmuar në Triport. Kjo përbën pikënisjen e dëshmive më të plota arkeologjike.