Charles Baudelaire:Thesari im


Thesari im
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
-Çfarë pretendon se do shikoje?
-Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit.
Është një kuti e tersit, fatit.
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mëritë.
Janë puthjet netëve pa dritë.
Veset e mia që aq urreve.
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet, që vuajta për ty.
Herët ,kur s’të pash në sy.
Jetët që pa ty jetova.
Të tjera femra ,që dashurova.
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë.
E amanetet ,që kam lënë.
Fëmijët ,që kurrë nuk më lindën.
Epshet, që vrava se nuk mu bindën.
Ka letra, që për ty i shkrova.
Në zarfet ,që kurrë nuk dërgova.
E nëse gjithçka përmbys do kthesh.
Sekretin më të madh do gjesh.
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke parë gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
Këtë më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im…