***
Nga libri poetik, “KORrIDOREVE TË KOHËS”

*****
Nisma e shkronjave
(Kongresit të Alfabetit)
Po ecin shkronjat e afabetit
Udhëtojnë nën dhe e mbi dhe
Përhapen sikur t’ishin vetë fetë
Vijnë e sjellen këtu tek ne
Dhe përthithen ashtu etshëm
Sikurse shiu i lëshuar nga retë
Kur i bie tokës së zhuritur
Nga zhegu i verës së tretë.
Udha e shkronjave ka nismë të hershme
E mbrothur në Pellazgjinë e lashtë
Derdhur nga pellazgët anekënd botës
Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër
Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?
Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim
Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim
Dhe pollën alfabete, si biçim skelete
Jetës që rrodhi matanë sinorit tim.
Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes
Ky i joni shkrim, i shenjti n’parim
Shkronjat i grisnin, ne prapë i ngjisnim
Sa herë në histori nga fillimi nisnim
Sërish rrugëtuam si Ylli mëngjesit
Bashkë me ABC-në mbajtur në gji
Ngado që shkuam, kudo që vajtëm
Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot
E patëm ruajtur tonin ALFABET
Bashkë me veten tonë, me mija vjet
Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri, Shqiptari.
Gdhendur thellë në shpirt
Bashkë me emrin tonë si sot !
TROJEVE TË MIA
Rrugës së gjatë por edhe të rrëpirë
Shkele mbi germat e grisura të emrit tënd
I ngjite, i lidhe me fije qerpiku të syrit lotmadh
Në pritje t’Bardhit, atij Moti të Madh.
I etshëm, i kallur për emrin tënd, ti zog i-Lirë.
Ah, TRUNGU im, ti i stërlashti TRUNG!
Trojeve të mia i shtrirë në shtat të hedhur
Diku QARr, diku LIS e diku BUNG
Të njëjtin Fat ku ishe e ku s’ishe e ke ndjellur!
Sa herë që ju, TROJET e mia, u patët krasitur?!
Nga pushtues, zullumqarë të egër, barbarë
Ju vetë Trupit ato plagë t’rënda ia patët lidhur
Pa pyetur për t’ëmblën që ju bëhej e hidhur.
Por, Degët e Lisit tim më mbetën të këputura
Prej Trungut të Trojeve të mia rreth e përqark
Larg pa i mbledhur as dhe si relikte për kujtim
Dhe, sa herë që i tekej llavës së etur për gjak
Më gjymtohej, copëtohej e pritej pa përtim
Nga një pjesë a gjymtyrë dhe ashtu t’përgjakur
Të t’Lashtit, të t’Bardhit, Troje-Trupit tim.
Pranverave që vinin, sërish trungu më çelte
Me sythe e piptha të shumtë në gjallim
I lashtë në gjuhë sa vetë raca e bardhë
Ku i ka fillet vetë Bibla dhe Kulla e Babilonit
E unë orvatem sot të dëshmojë për faktet n‘harim
Që tjerët, pa pikën e turpit, m’i morën, m’i vodhën.
Dhe prapë shkronjat e Emër-Trojeve të mia
I lidh koha me të bëma e gjëma në vazhdim
Sepse është, fjala e shpirtit të lirë, Ill-LIRIA
Që e ndriçon rrugën e Trojeve të mia
Ai Yll dritëbardhë, Ylli për RIBAShKIM!
Nga libri poetik, “ETJE PËR KËNGË”
***
ATJE KU ZEMRA DO
Shkelja rrugën i vetmuar
Hapat hidhja pa qëllim
Kurmi plakur e lakuar
Koka shkrepte në mendim.
Seç më dukej udhë e gjatë
Thash me vete pa përtim
Të ulem pak te ky shpat
Edhe shpirti të bëjë pushim.
Aty pranë gurgullimë burimi
Dhe freskia krahë më dha
S’priti zemra, iku durimi
Deshën sytë për ta pa‟.
Shpirti hapat i drejtonte
Tek një kopësht me lule shumë
Atje ku dhe zemra donte
Fjala e bukur derdhej lumë.
Lulet e bukura aromë kanë
Rreth e rrotull ishin mbledhur
Disa bjonde fytyrë hënë
Ca zeshkane flokë kredhur.
O trëndafil, ti fleta fleta!
Aromë dehëse përse lëshon?
Un‟ në kopësht mes lulesh mbeta
Një lumë puthjesh ç‟po m‟vërshon!
T‟ëmbla, t‟bukurat përjetime
Ky nektar i mbushur n‟zgjoje
Brof u zgjova nga ëndrra ime
Shpirti s‟mundi më t‟i shijoje.
***
S’PO MË ShUHET ETJA
Nga djeg-etja e jote
Shteret edhe deti
Kjo natë tepër e gjatë
S’po më gdhinë mëngjesi.
Të kërkojë mes ëndrrash
Kujtimet imët i bluaj
Në kroin tënd poetik
Etjen e shpirtit tim e shuaj.
Rëndë e kam po s‟e hape derën
Fjala e jote tani më duhet
Po s‟më erdhe me pranverën
Etja ime s‟do t‟më shuhet!?
LISI MBETET LIS
Lisi mbetet lis sepse nuk është kaçubun
Rritet ndër furtuna, s’e then as tundimi
E ka unin e vet kanun përmbi kanun
Ai vetë i shërron dhe plagët si mërgimi.
Lisi mbetet lis kudo që frymon
Metropoleve të botës u bëhet nun
Ai nuk shartohet por si lis gjallon
Uni i tij nuk duron tjetër kanun.
Nga libri poetik, “UDhËS SË DIELlIT”
FJALË QË VDESIN PËR KOHËN
Fort mirë dihet se stilet dhe modat
Bile edhe politikat shtetërore
Sikurse edhe shkollat letrare
Teoritë dhe kritikat letrare
Vijnë e shkojnë me pushtetin e tyre
Dhe, sa tu kalojë koha e pushtetit
Ata do të flaken n’harresë të plotë
Por vetëm poezia e mirëfilltë
E cila ka fjalë që vdesin për kohën
Dhe që shkrepen për të lindur jetë
A vlera e tyre është n’origjinalitet
Vetëm ajo do të mbetet përjetë
Të gjitha që ishin impuls-jehonë
Do të zhduken e zhbëhen,
Do të harrohen përgjithmonë
Kështu u thoshte poeti fytyrave gri
Njerëzve të ndjenjave edhe dijeve
Poeti i Liqenit bashkë me Nositin e tij
T‘kapur përgjithmonë në “Vallen e Yjeve”.
*****
NANËS T’LANUN VET
Per ty nanë, e jemja nanë
Po m’bie ndermend
Qishkur t’kam lanë!
Edhe pse gja me gjoj s’tkam than
Po e vras menden si me u ba te tan’
Dhe ransia e vjetve ty t’ka shty
Për njat tamël qi m’ke dhan gji
Veç mos me mallko se vet e di!
S’bana mir qi shpinen ta thkeva
Tana shpresat edhe t’i theva?!
Nuk e pata forcen as me ta rr’fy
T’keqt e madh qi e mbajsha n’xhi
Po, ja njitash, pak me vonesë!
Jam zgju sot e po t’kerkoj ndjesë
Po du bab’s me ju thky n’besë
Malli madh per ty m’ka pri
Ti qi m’linde edhe m’rrite
Me ninulla e kange burrnie
Për me i ditun te paret e mi
Për me i dalun zot ksaj Shyptarie!
E un s’tu thkeva as dhe njihere
Kaq shum vjet qe ti me prite!
I penduem jam si zog vere
Si lulja e vishkun falje t’kerkoj
Gjak po m’qet nji gjemb ferre
Druhem shum se po t’lendoj!
Dhe përmbi vorrin tand
Moj e ndritshmja nana jemja
Une vet sot po t’pretmtoj
Dhe po te thom pa fare prites
Se amanetin n’fund e kam çue
S’e kam pas kurre ne harresë
Gjuhen tande kurr s’e kam mohue!
N’gjuh t’nanës tash qi kam kendue
I mbushun n’gzime jam perplot
Rranjt Atdheut tue ja kerkue…
Njen ku binte hija e Tatit…
Njen ku ndihej hingllima e Atit
Kam nji mall’ dhe nji deshire
Degt e Lisit t’mi nxhiten shtatit
E te m’rritet Lisi nji her i lire
Siç m’ishte Pellazgu me Ilir..!
Edhe rranjve tona tu dalim zot
Mos me na u thamun për jete e mot
T’i ujntim vet ne qoft nevoja
Me djers’n e ballit dhe me lot..!
T’kujdes’mi per ta në vazhdimsi
T’gjith t’bashkuem si me kan nji
Se tash moj nan, ti nana jeme
Si shum te tjerë napër bot’
Me gjith brengdeshiren…
E t’pervujtmes, zemres teme
Jo i vetem po me t’miret shokë
Edhe un tek Ti jam kthy..!