Thonë se dashuria,
Ka dhe shi dhe diell,
ka vazhdimësi, brishtësi,
ka boshllëk dhe kotësi.
Ka ëndra dhe ndjenja,
ka zhurma dhe shqelma,
ka buzëqeshje dhe dritë,
ka padurim nëpër ditë.
Ka puthje në fshehtësi,
ka sinjale dhe melodi,
ka dihatje dhe dridhje,
ka shpresa me drItëhije.
Thonë se ……
………………………….
Ka shpesh pozitivitet,
ka xhelozi,ka edhe brengë,
ka monotoni,ka edhe jetë,
ka letra, ku ç’ndjen shpreh.
Ka vonesa ka dhe pritje,
ka ulje ka dhe ngritje,
ka përqafim dhe kthim pas,
ka hipokrizi dhe maraz.
Mos më thoni se dashurohesh,
më shumë se një herë në jetë,
lozonjarja ka edhe helm,
unë e kam provuar vetë.
Thonë se……