Mos u ndal-Murtez Asllani


(Mikut tim poet)

Me krijimtarinë tënde

ti ke bërë emër

i lexoj rregullisht

i kam n’shpirt e zemër.

Mos e ndal hovin

vazhdo me mençuri,

pengesat që dalin

mposhti gjithnjë.

Dikush hedh një gur

veç për të penguar,

vazhdo miku im

vargje për t’krijuar.

Sa dashakëqinj

në rrugë të dalin,

vazhdo me mençuri

mos e ndal hovin.

Kështu e ka kjo jetë

njerëzit të urrejnë,

pa kurrfarë arsye

pengesa të bëjnë.

Rrugën e shtruar me lule

nuk mund ta ndalojnë,

vargjet tuaja të bukura

përmes kësaj rruge kalojnë.

Tregoje dijen tënde

se ke ende fuqi,

mos lejo gjithkënd

të tallet me ty.

O,sa bukur i qëndis

vargjet margaritarë,

je shumë i çmuar

dhe del fitimtar!