Ç’po mendoj?!!Ilmi Cani


Tollovi truri.

Mendja shpërndarë;

Në Honolulu.

Ka pjellë e keqja, po pjell për ditë.

E ku ta mbajë mëndjen, plaku ashtu?!!

Eh plaku është një bohem i marrë.

Mbështillet të mbrojë trupin.

Të ruajë ngrohtësinë ç’ ka brenda.

I çmendur rend të mbledhë zogjtë.

Zogjtë ti mbledhë, të mos hupin.

Ashtu, a mblidhet mendja?

Me zogjtë shpërndarë nëpër botë.

Zogjtë si mbledh rendja.

S’ shpëton bota me lotë.

Ç’ po mendoj, të mbështillem, n’ acar!!

Të ngroh trupin; mëndje, shpirt?

E pastaj, s ‘ kam për zjarr.

Për zjarr e dritë.

As mëndja, nuk do jetë askund

Zogjtë e mendja larg

Shpirti;- dheut për fund.

Për fund dheut nën trupin tënd.

Dheu s’ ka shpirt e mend.

Ndoshta qiejtë, nuk , kanë vënd.

S ‘ e di. Puth tokën

Të kesh qiellin tënd.

Një natë të qetë, plot zhurmë jashtë jush;

Brenda në shpirtin tuaj!