Çudia e poezisë-Nexhat Nallbati 


Ku nuk më çon ti poezia ime !

Shkronjat bëhen fjalë,fjalët bëhen vargje,

Me t’o merret frymëzimi dhe fantazia ime,

Ato janë gjithmonë brenda vetes time.

Në trurin tim zjen mendimi,

Njëherësh vjen dhe frymëzimi,

Fillon pastaj të punojë mëndja,

Ajo kërkon të gdhendet fjala.

Nuk shkruhet dot fjala pa patur talent,

Nuk bëhet e plotë po s’pate vullnet,

Talenti dhe vullneti tek njeriu jetojnë,

Të shkruhen në letër fjalët nxitojnë.

E dua poezinë të shkruhet mirë,

Nuk shkruaj dot vargje pa përdorur rimë,

Lezeti i poezisë nuk është vetëm fjala,

Por mesazhi që jep dhe përmbajtja.

Shpesh i them vetes boll me këto poezi !

Por ti më je qepur pa mua dot nuk ri,

Kudo që jam kudo që unë shkoj,

Me ty jam përherë,nga ty s’ndahem dot.