Çupa e zellshme-Murtez Asllani


Murtez Asllani

Një çupë e zellshme

me flokët si ar,

në shkollë shkon e gëzuar

dhe është n’klasë të parë.

I ka mësuar shkronjat

lexon për mrekulli

të gjitha shoqet

ia kanë lakmi.

Zgjohet herët

n’shkollë për të shkuar,

mësuesen dhe shoqet

për t’i takuar.

Në klasë është aktive

mësuesen e respekton,

me shumë kujdes

këshillat i pranon.

Mësuesja krenohet

me nxënësit e mirë,

për ta kujdeset

punon me dëshirë.

Shoqet e shokët e klasës

janë shumë krenarë,

që me mësuesen e vyeshme

përfundojnë klasën e parë.