Ç‘vishe shpirtin-Liljana Ndoni


 Zhvishemi te gjithë,

me trego qetësisht rrudhat plagët,

 mos ki frike..

Unë jam si ju plage e frikësuar,

 e zhgënjyer nga jeta,

 Ndryshova tu solla butësisht…

Rrimë mbajmë mëri e te larguar,

krenaria qe nuk sheh

shpirtin qe po vuan e copëtuar.. .

Vetëm vellon orientale qe me zbukuruan

 ato maska akulli prej puthjes xhelozisë .

Të fsheha mavijoset e shpirtit

për tju dhënë lumturisë..

Tregohu krenar ne tiparet e tuaja,

 Kur je i zhveshur

 si një peme vjeshte dhe lakuriqe,

I pa fuqishëm si i porsalindur shpirtin jep hua

, ta japë paqësisht…

Unë ju demonstrova pasurit e mia dashurinë,

Besova në tendën dashuri

tjetër nuk eksiton nën një shpirt…

Shihem si një xhame i hollë,

Ne mendjen tende fshehur djallëzia njollw…

 Ju dhashë sinqeritetin,

pasiguritë e fshehura,

 brishtësia ime, frika stërgjyshore

 dhe ne funde e buzëqeshura.

 Do te doja te dorëzoheshe

 te thoshe c ‘janë te fshehurat e shpirtit,

Vetëm atëherë kur je i c ‘veshur

 besoj nga çdo mendim dyshimit…

Si një tabaka me trëndafila te bardhë

 Nën një tavoline,

do te shohësh virgjërinë e pastër të shpirtit tim.