Dallgët e detit-Vilson Mersinllari


Dallgët e detit,përplaseshin furishëm

nëpër shkëmbenjtë gërqelorë,afër bregut

zhurmat e tyre,dëgjoheshin që nga larg

dhe ndonjë tek,tuk,si krisma e dyfegut.

Përplaseshin dallgët,me njëra,tjetrën

përplaseshin poshtë e lart,sa ande këte

sikur ju mburreshin reve,lart në qiell

na shikoni,na shikoni,sa të forta jemi ne.

Pulbardhat përmbi dallgë fluturonin

nga furia e tyre,pa u trembur aspak

dukej sikur ato,dallgët po sfidonin

mburrjen dhe krenarinë,nga afër dhe larg.

Rrezet e diellit,binin mbi dallgë

duke u zbutur dallgëve ashpërsinë

sikur këto rreze,po ju qanin hallë

duke ju dhënë dallgëve,në çast lirinë.

VILSON MERSINLLARI

VLORË-dt-19-1-2024

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 26

Të gjitha reagimet:

1Iliaz Bobaj

Pëlqej

Komento

Ndaj