Jeta-Murtez Asllani


Jeta është e çmuar

për secilin njeri,

andaj jetoje si duhet

mos bjerë në hasmëri.

Jeta është fluskë sapuni

gëzoje sa të jesh shëndoshë

se më vonë do t’pendohesh

ditët që t’kanë shkuar bosh.

Qëzoju secilës ditë

se vdekja edhe ty të pret ,

jeto si të pëlqen ty

vepro si do ti vetë .

Jeta është thesar i çmueshëm

se vetëm njëherë jetohet,

mos ia humb vlerën vetes

gjithsecili më vonë pendohet.