Dashni-Valbona Kolaveri


Dashni,

Edhe përbri asaj

Që nuk duket,

Je ti

Me dashninë

E perceptimeve të afërta

Dhe të largëta të shpirtit,

Rri kēmbëkryq

Mbi timen zemër,

Si burrat e lashtë

Psherëtimën

Ta njoh,

Dhe kur

Ofshamë të syrit

E tret,

Aty ku syri s’shihet

Shtegëtimeve

Të purpurta,

Buzës sime

I këndon puthje

Që thërrasin fort

Dhe syrit

I qesh dritë

Qiejsh,

Në festë zemrash

Që presin prush

N’agoni

Ah sa më sfilit

Kur energjish më rri larg

Mal më vë pritë,

Si një i panjohur

Që se pashë kurrë

Siluetë

Më mposht,

Kur dënesat mi numëron

Mbi qerpikë lotë,

E lutjes sime

Si përgjigjesh n’dashni