Dashnia gonxhe-Nexhbedin Basha


Dashnia gonxhe zambak çel…

Si rërë ere në eter,

Dashuria gravitet…

Ruhet në kasafortën e mendjes,

Ndjenja s’fshihet lehtë, lehtë.

Aroma e gruas vjen me naze,

Si një rrobe me erë parfumi,

Dashnia është si lulet në bahçe,

Nga aroma s’të zë gjumi.

Ah dashni, a moj dashni..

Si një kopësht me lule je,

Ti vaditesh ditë për ditë,

Si gonxhe je zambak çel.

Dashnia peshon si diamant,

Si tiktaku i zemrës që rreh,

Gjithçka që bluhet në tru është ar,

Në galektikë atë e gjen.

Nexhbedin Basha