Dashnia ime:Valbona Kolaveri


Dashnia ime
Është dy sy të qelqtë
Thjerra dritash
Që verbojnë

E rropasin
sa andej këndej
T’u më pa
Pa ja nda

Dhe këmbët
t’mi ngatërrojë pa drojë
Rrokopujë
t’ma sjellë zemrën mbrapsht
Ani ndashtë duroj

Është dy buzë
Që m’përcjellin gaz
E më joshin në maraz

Dy veshë që dëgjojnë
Kandshëm zanin tim
Dhe emrin
Ma dajnë veçmas
n’kumbim

Në qiej të hapun
Ku zotat bëjnë lutje
Dhe pse hëna e krimbave
Grryen unshëm shpirt

Është një kupë që derdhet
Veç për mu
Ashiqare le t’më trembë
Kur se kam

Ti jap shpirtit hov
E vrull me e gjëmu
T’më plaçkisë çdo derë
Të trupit të plagum

Të lëngoj për të
Nën mall
Kur jam larg
E ti them ti Dashni
Je veç për mu.