LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
DASHURIA IME E PARË( Η ΠΡΩΤΗ ΜΟΥ ΑΓΑΠΗ)
Ishte një burrë, isha një çupërlinë
Një hënëstërkalë, një hënëstërkalë
Prej shumë vitesh rënë në dashuri
Në të voglën, të vjetrën mëhallë.
Bebes së syve e vështroja
Dhe flisja e qeshja
Që të më hedhë një vështrim
Ai qeshte dhe anashkalonte..
Thashë një ditë të rend, t’i tregoj
Se e dashuroj, sa fort e dashuroj
Për të më puthur; t’ i hidhenm përqaf
E të ngjitem aty, qiellit lart.
Unë guximin një ditë e gjeta
Dhe rrugën ia preva
I thashë se e dashuroj
Ai qeshi, më anashkaloi..
Ishte një burrë, isha një çupërlinë
Një hënëstërkalë, një hënëstërkalë
S’ di ku të jetë, po ta rishikoj
Prapë do t’ i them: ” të dashuroj”.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 473 l.p.α
