“Dashuria juaj sjell botën time në lëvizje, po imja…??!!”Piro Millona Minella


…Amanetin nuk e tret as dheu..!!

Unë do e mbaj mikja ime!!

Të kam premtuar dikur, një libër do të jetë në vitrinat e librave këtu në Tiranë . Për ne të dy , për dy botët tona.

Autor emri im, muza e frymëzimit emri yt.

Ti nuk e mbajte fjalën nuk më dhe mundësinë të jesh muza ime. U mërzite mikja ime, por harrove, se kisha dhjetra vjet, që nuk kisha asnjë pikë takimi me Ty, as një shenjë . Humbe diku thellë në mërgimin e largët.

Ku të të gjëja ? Por bota është e vogël mikja ime, mbase jo si dikur në një qytet në lagje të ndryshme me pikë takimi stacionet e autobuzëve të kombinatit, por diku në hapsirë në eter është fryma jote është qënja jote.

Po e filloj librin mikja ime me kujtimet e mia me ato pak që mu risollën këto kohët e fundit. Nuk do t’a mbaroj pa ardhur Ti si atëherë e qeshur plot frymëzim muze.

Nuk e përfundoj, se e di që ti ashtu e heshtura nga larg shfaqesh , më thërret me atë zë melodioz të ulët:

“E mbarove pa mua, a thua kaq shpejt , mbarohet libri ynë .

Ti autor dhe unë muzë. Mos vallë kaq shpejt më harrove dhe e mbyll pa atë freskinë që kam unë për ty”.

Kështu herë pas here letrat e zhubraviitura të hedhura për gjatë shtratit tim ngrihem i marr dhe hedh të tjera kujtime.

Kështu rrjesht pas rrjeshti mbushen fletët me kujtimet që vijnë valë valë .

Kur mbaroja valën e parë të kujtimeve dilja në ballkon dhe ashtu fshehurazi i lutesha hënës të më tregonte ku fshiheshe Ti.

Ti ishe aty në mes rrjeshtave të mia shtriheshe merrje jetë.

Sa herë mendoj se po i vjen fundi librit kujtohem edhe për kujtime të tjera çaste të bukura.

Betohem se atë që po shkruaj sot me kujtime është faqja e fundit dhe ta flak tutje lapsin, por nuk mundet kuptoj që jam akoma i dashurar me Ty dhe akoma ky libër nuk mund të mbarojë pa kthimin tënd pa frymëzimin e muzës prej teje.

Kur e fillova atë ditë e mendova të shpejtë fundin e tij dhe kur mendoj se sot është faqja e fundit e romanit tonë e çuditshme e gjej veten në fillim të librit si ushtari që ndërron rrjeshtin.

Ndoshta romanin tonë do ta gjesh të botuar dikur larg tepër larg, kur flokët e mi të mos u gjëndet me asnjë shenjë dhe flokët e tu të bardhë si flokët e borës që bien shtruar dhe mbulojnë oborrin.

Por ka edhe një mundësi tjetër, që ndoshta përveç teje askush nuk mund ta lexojë të botuar se ndoshta sytë e mi do të jenë mbyllur në fletët e fundit të pa mbaruar dhe vetëm ti e di sirtarin ku do t’i gjesh në atë sirtar të harruar…

…Do e lexosh atë libër të pabotuar që asnjëherë nuk pati fundin e tij por vetëm fillim dhe të mbetet Ty amaneti ta mbarosh dhe një kopje të ma sjellesh mua atje në përjetësi….

Piro Millona Minella