Daut Maliqi:Me besa – besë


MË BESA – BESË

S’ka rëndësi ku,
dhe si kanë jetuar,
të paret tanë…
por e rëndësishme,
është çka kanë bërë,
aty ku kanë jetuar,
për të mirën e atdhet,
paqës e njerëzimit?!

A kanē krijuar..
favore mençurije,
për ura të miqësisë,
zhdukjen e urrejtjës,
primitivizmit e hajnisē,
apo janē marrë mē,
vëllavrasje e gënjeshtra,
tradheti e punë të liga?

Besoj se kryesishtē,
siq na mëson historia,
shumica dërmuese,
janë marrë më punë
dhe vepra të mira.
Dhe më besa – besë,
në kullat e krenarisë,
tonë kombetare,
kanē marrë vendime,
për çlirimin e atdheut,
për bashkim kombetar,
unitet shpirterorë,
për liri e demokraci,
në atdheun tonē të bukur,
mēmēn Shqipëri.

Politikan: ndalne migrimin,
e brezit të rinjë më
vende pune për jetë
të dinitetshme në të gjitha,
trojet tona të bukura etnike!