Dedikim për aktorin e madh Bujar Lako 23 maj 1947-26 dhjetor 2016-Nga Piro Minella Millona


…. ” Kujtime për të madhin Bujar Lako, aty vetëm unë dhe Bojkeni këtë mbrëmje me shi…”

….Po errësohej, jashtë shi dhe kishte filluar të ftohtit. Vesha pallton e madhe, mbështolla shallin rreth qafës dhe me çadrën që mundohej të më mbronte hapin e mbajta tek lopkali im i preferuar “Ajal”, ose siç e përkufizoj unë shpesh “selia ” ime.

Në fund një e ndarë me plasmas, disa tavolina të thjeshta dhe një sobë për ngrohje.

Ne krahun e majtë i ulur ishte Bojken Lako, çuni i të madhit Bujar Lako. Jemi të dy klientë të rregullt të tij. Bojkeni si komshi dhe unë si “shoku” i vogëlushit 8 vjeçar Ajan, nipi i pronarit të lokalit, megjithëse lokali emërtohet “AJAN”.

U përshëndeta. Me qetësinë e tij ngriti gotën e vogël të rakisë.

Erdhi edhe çaji me limon i porositur nga une.

Pas pak e ” ngacmova” me bisedë.

-Suksese për Festivalin e 62 të këngës në RTSH si Drejtor artistik.

Të ndjek herë pas here në stilin tënd muzikor, pavarësisht ndryshimit të moshës.

Por më lejo të kujtoj babin tuaj të madhin Bujar Lako, aktor tepër i fuqishëm.

Biografinë e tij e njoh se kemi kaluar vite e vite me rolet e tij kudo.

Lindja më 23 maj 1947. Menjëherë e fillon karierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve këtu në Tiranë. Ka qënë fillimi i viteve 70-të, kur shkeli në Teatër si aktor dhe shumë shpejt u bë i njohur si aktor filmash: “Në fillim të verës” i G. Erebarës 1975 në rolin e Mistos dhe “Perballimi” 1976 i V. Gjikës, në rolin e Shokut Martin.

Qeshi Boikeni, tundi kokën:

-E di që vjen shpesh këtu ulesh atje tek ajo tavolinë afër limonit, kam dëgjuar nga bisedat që je financier, por kjo kujtesë më habit.

Po të lë të vazhdosh e kupton se unë akoma nuk kisha lindur dhe këtu besoj “më mund”.

-Okej Bojken, po përmend vetëm filmat ku roli ka qenë tepër i spikaturse ka realizuar një sere figurash në rreth tridhjetë filma: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti.

Është lauruar me shumë çmime:

Nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Po kështu çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit mbase e kam gabim të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni” dhe menjehere është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë per ballë”.

I janë akorduar edhe çmime të veçantë për filmin “Përballimi”dhe filmi “Ballë per ballë”.

– Mbaj mënd se në shtëpi kishim edhe urdhër “Naim Frashëri”dhe titulli “Artist i Merituar”, por ka marrë edhe “Palmën e Artë” si aktori më i mirë i Festivalit në Cairo.

Ky është çmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A..

Kurse role si aktor në Teatrin Kombëtar i kalon shtatëdhjetë, por besoj në një nga takimet tona do te jem unë i përgatitur ti shpalos.

Më lehtësove pak dhëmbjen se nuk ka kaluar shumë ditë nga 26 Dhjetori 2016, kur babi mbylli sytë përgjithmonë.

Një zile në celular na ndërpreu këtë komunikim kaq të ëmbël për të madhin Bujar Lako.

….U ngrit më dha dorën dhe kur doli tek dera kthehu kokën:

-Ne këtu besoj do takohemi dhe të plotësojmë portretin e babit tim, që megjithëse nga viti 2016 po mbushen 8 vjet akoma nuk po arrij të mësohem me faktin se babi nuk është më mes nesh…..