Degë prerë më le-Halit Haliti


Në peshore provash

Jam gjendur sa e sa herë

Për të mos i dhënë udhë

Shtratit të harresës

Doja që e nesërmja

Të mos ik si era

Mëngjesi të më zgjoj

Si shtrojën e vesës.

Jeta s’më ka përkdhelur

As në vellon e bardhë

Nuk isha e përzgjedhuara

E zemrës sate

More një djalë tjetër

Do të përcjell dhe natën e fundit

Unë për ty kam ardhë

Gjahtar i thellësive të panjohura mbeta

Si një cungë e vrarë.

Më le në kohën më të ligë,

Si një degëprerë

Unë e lusja zotin

Të shkoj gjithçka mirë

Kur të dal nga kllapia

Të jetë gjithçka thashetheme

Të bëhemi prind

Ishte premtim dhe dëshirë.