Dhimbja e ndarjes së zakonshme-Preng Maca


Dhimbja e ndarjes së zakonshme

Mos u merakos, të thashë,

kur kokën e rrëzon mbi krahun tim,

e mbështetur koka jote, si një hënë e ngrënë

nga meraku për mua.

E megjithatë,

sa herë largohem

më ngjan, se kurrë më s’kemi për t’u takuar.

Puthja e dhënë tek dera

më djeg në buzë deri vonë,

duke menduar gjithçka që mund të ndodhë

me njerëzve që duhen.