Dhimbja s’ka mëshirë,,!
Dhimbjes i’a hekurosa ca tesha.
I dhashë këpucët llustafinë.
Këmishën e re,unë i’a vesha.
Kapuçin e vuri vetë,mbi kaptinë.
@
Mos i ftohet shpirti,i vesha pelixhen.
“Çastet e lumtura”,mi brejti si mola.
Dalim i thashë,gati e ke valixhen.
Deri në rrugë,pêr dore e përcolla..!
@
E mëshiroja,po kurrë se desha.
Nga dhuna e saj,shpesh pa frymë ngela!
I’a mbylla derën me shul e mentesha.
Që mos orvatej,murin e thura me tela..!
