Dielli u thye-Angjelina Gjeka Murtezi


Zanat e bardha u tretën në mjegull,

loti rrëshqiti nga shkembi

u rrokullis e ra

lulen e andrrës së vrame.

Kanga belbëzonte në krahin e pllumit

që kishte mbetë me nji pupël,

qiejt u rrënqethen se pulëbardhat

kishin ike larg…!

U tretën në muzgun e kohës

melodite e amla

që vallëzonin me lule shegen!

Dielli u thye

nuk mundi ta duroje,

ofshamen e shpirtit që horizontet errëson

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.