Meteor je babi im-Afërdita Hadaj


AFËRDITA HADAJ

Meteor je babi im

Ylli që rrugën ma ndrin.

I lutem zotit çdo natë

Shpirti jotë të jet në paq.

Çdo natë dal dhe vështroj lartë

Universin kur ka yje

Po un njërin e kam zgjedhur

Të dërgoj mesazhe bije.

Në faqe të meteorit mijra

Mesazhe kam ngjitur

Meraku smë lë për ty

Ëngjëlli im më ke zhuritur.

Në ëndërr një natë më doli

Meteori pagëzuar.

Zgjata dorën që ta kapja

Mesazh, mos kishe dërguar.

Meteori u shkëputë

Fluturim drejt meje erdhi

E rrëmbeva me pëllëmbë

Dritat universi ndezi.

Ja grisa perden e artë

Brënda tija pak të shihja

Po çtë shihja aty brënda

Ishte foto mbrekullia….!

Ajo foto që un kam

Kujtim të mbetur nga ty

Atë më dërgove prapë

O ëngjëll i bukur tiiiiiiii.

Desha yllin ta thërmoja

Ta rrëmbeja atë foto

Ta shifja në anën tjetër

ç’amanet,kishe dërguar!

Sa desha t’më kishe shkruar

Një mesazh,nga shpirti lart

Të më tregoje për plagën

Tu mbyll apo kullon gjak.

Edi që plaga s’ësht mbyllur

Se për vajzat ke merak

Për ne…..dy bijat e tua

Të jesh krenar në parajsë.

Ne u rritëm u martuam

Ti ke nipa mbesa plot

Prehu i qet babi im

Ëngjëll mbrojtës të kam sot.

K’to vargje sot ti shkrova

Se të ngjaj nga geni ty.

Ëngjëll në zemër të kam

Që më shtyn për poezi.

Po ylli nuk më lejoi

Si pupël nga duart më iku

Përsëri në vend të tijë

Po prehet i qetë fisniku.

Meteor të kam o babi

Aty në parajs ku prehesh

Sa të-të vi pranë un ty

Nga mëndja nuk do më hiqesh.