Diku lexova…Erjon Muça


Erjon Muça

Diku lexova se dikush kish parë,

Dikurë, Zeusin duke lypur.

Mu kujtua kur pashë Jehovain

Me dorë nderë, në një kthinë

Rruge ulur.

Mirëpo nuk më bëri edhe aq përshtypje.

Perënditë janë më të zbuluarat

Nga lëvizjet e tregut, inflacionit;

Dje shëndrinin me forcën

E mijëra diejve, ndërsa sot

Zvarriten tek këmbët e fronit.

Që ka mbetur vakant,

Por jo për mungesë kandidatësh,

Të tillë ka plot, ose edhe vetëm një

Por me shumë emra, që as vetë

Nuk i njeh; qëndron në pritje për t’u

Ulur, dhe kjo shumësi emrash, termash,

E deh..

Po lyp i ngrati, pa e ditur që ende

S’ka rënë; po ç’rëndësi ka kjo,

Në një botë ku edhe kur dikush bie,

Nuk e ndjen pa i’a thënë.

Pisa 10-03-2024

Po lyp i ngrati, pa e ditur që ende

S’ka rënë; po ç’rëndësi ka kjo,

Në një botë ku edhe kur dikush bie,

Nuk e ndjen pa i’a thënë.