Dikur-Vilson Mersinllari


BUKË ME SHEQER HANIM

Në të vërtetë,pak bukë me sheqer

hanim dikur dhe na shijonte mirë

tani e lyejmë me dy gisht çeko-krem

dhe na duket në gojë,shumë e pështirë.

Atë pak bukë dhe me kripë e vaj e hanim

dhe trupin pa sëmundje,në formë e kishim

tani jemi dhjamosur,jemi bërë si obezistë

nuk bëhemi dot më,ashtu siç ne ishim.

Ditë për ditë hanim përshesh me dhallë

pse na shijonte shumë, kur e hanim vallë ?

sot çdo ushqim që hamë,është me-hormon-

dhe askush këto ushqime,nuk i kontrollon.