Natassa Messini-Për ku nisesh zemra ime- Shqipëroi:Lefter Shomo


NATASSA MESSINI

PËR KU NISESH ZEMRA IME. (ΓΙΑ ΠΟΥ ΤΟ’ ΒΑΛΕΣ ΚΑΡΔΙΑ ΜΟΥ)

Për ku nisesh ,zemra ime, velat për lundrim?

Ç’ detesh qiellorë ti nisesh për ç’ yje magjikë?

Për ku nisesh , zemra ime, velat për lundrim?

Për ç’ atdhe të largët nisesh, të hidhurin mërgim?

Për ç’ vend pa stere’ e det, për qiej pa yllësi.

Për ku nisesh, zemra ime, velat për lundrim?

Çfarë porti, ç’ dashuri, cili ngushëllim?

Jugën do të kesh për ledha, duarsh dallgëzim.

Për ku nisesh, zemra ime, velat për lundrim.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 581n.m.α.