Dilni, prisni “Vllazërimin”!Gina Kapaj Xhaferaj


Dilni, prisni “Vllazërimin”!

Mbresa nga shfaqja e grupit fokloritk të Shoqatës “Vllazërimi” në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Gjirokastër e folklorit

vend i lashtë me mikpritje

Je kala bekim prej zotit

ku çdo gur ka përtëritje.

Priti djemtë e Labërisë

që po sjellin këngë zemre!

është grup i “Vllazërimit”

Me ca tinguj ngjyrë pranvere.

Pa dëgjoni Vasilikën

bash i këngës bash i sofrës

me një iso po sjell dritën

shumë të fala i jep botës

Argjiroja me gaz deti

lisi i lartë në blerim.

Kastrioti zë poeti

paska ngjallur lumturinë.

O, sa shumë urime derdhen!

Kënga labe stërrall mali.

“Vllazërimi” kurrë nuk tretet

brez pas brezi, djalë pas djali.