Dimër po vjen….Suzana Rama 


U hap reja në qiellin e errët,
e syrin çiltër nxorri një yll,
për aq sa fryu një erë e egër,
reja sërish zuri vënd, u mbyll.

Ju gëzova asaj dritëze të verdhë,
teksa përpëlitej, qiellit të vrazhdë,
duke e mbyllur yllin nisën rrufetë,
ndërsa nemitur unë, rrija në shkallë.

Vetëtimat si gjarpërinj gjigandë,
çanin qiellin, si largohu t’më thonë,
shpejt do të zbresin mbi tokë shirat,
e mbase breshër se moti është i ftohtë.

Heshtin drurët në kopështin tim,
në kodrën përballë asgjë s’pipëtin,
s’dëgjohet nga strehët asnjë cicërim,
as qentë e lagjes fshehur diku, s’lehin.

Dimër vjen, dhjetori ashpër na erdhi,
thonë se më tej mysafire vjen dëbora,
atmosfera e bukur është gjithsesi,
shkëlqen Tirana nga drita e banderola.

Presim festat e fundvitit të gjithé,
krishtlindje me bredha të zbukuruar,
shumë shpejtë do të na iki ky vit,
e vitin e ri do presim të gëzuar…..