Dinjiteti?…ah, i shkreti!Zija Çela


Zija Çela (Nga facebooku i shkrimtarit)

Çdo ditë njeriut i shtohet një plagë morale që ose ia bën vetes, ose ia bëjnë të tjerët. Megjithatë, ai ec dhe ec… Derisa vjen dita që një plagë e tillë mund ta vrasë, dhe kjo ndodh kur shkelmon dinjitetin.

Dinjiteti?… Ah, i shkreti!

Dinjiteti i personit është guri më i çmuar i njeriut, xhevahiri që për ta shitur gjen treg përherë, lehtësisht përherë, ndërsa për ta blerë kurrë dhe asnjëherë, veçse po të ketë qenë gur i rremë.

Kur nuk e ke, dinjitetin s’ka pushtet që ta jep, por kur e ke, s’ta heq dot as edhe një mbret.

Dinjiteti?… Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si pare xhepi.