Dita buzëqeshjen tënde përcjellë-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Dola të shëtis qytetin e shndritshëm.

Dhimbjen të lë diku në një cep.

Rrezet e diellit më sollën ca kujtime,

Fotografia jote në xhep, më flet.

Më lejo të të përkëdhel mendimin.

Frymë nga ëndrrat e tua të marr.

Të prek ajrit buzëqeshjen tënde.

Qetësinë, të të prish sadopak.

Shi lotësh shpirtin më mbyt.

Nëse je zanë, bëhu njeri, folëmë dritë.

Kur diçka e jotja qenien time prek.

Vdekja, vjedh gojë e flet.

Kujtimi yt, mall i panxjerrë.

Herë hënë me yje.

Herë ylber.

Kujtimi yt, mall i panxjerrë.

Herë hënë me yje.

Herë ylber.