“Muza ime pranverë”-Arsinoi Zengo


Arsinoi Zengo

“Muza ime pranverë”-

Thashë të vije me pranverën

Kur zogjtë ngritën foletë

Në mëngjeset kur dielli zgjohej

Fllade lulesh përqafohen!

Sa doja të vallëzonte heshtja

Bashkë të zënë pas dore

Në buzët e etura e të njoma

Nektarin e dashurisë pikoje!

Thashë të vije me pranverën

Kur jehona maleve oshëtinte

E lumenjtë buçisnin të gëzuar

Pasqyronin në shekuj dashuritë!

Flutur u bëra të vija tek ti e para

Krahët kisha hapur s’më ndali as nata

Magjinë përjetonim netëve të zjarrta

Me pranverën çelën tjera lule të arta!

Flutur u bëra të vija tek ti e para

Krahët kisha hapur s’më ndali as nata

Magjinë përjetonim netëve të zjarrta

Me pranverën çelën tjera lule të arta!