Do ta nis këngën time-Godo Mehmetaj


Do ta nis sot këngën time

lart nga viset e Malësisë

ku na bashkon gjuha Nënë

me telat e ciftelisë.

Këtej ka folenë shqiponja

valon flamuri lirisë

jemi vëllezër të tërë

jemi bije të Shqiperisë.

Ku flitet me bese të burrit

ngrihet goda e rakisë

nëpër kulla sofra shtruar

që nga koha e lashtësis

Do këndoj do kêpus telat.

deri sa të lodhet dora

ta dëgjojnë këngën dhe zanat

ku ka hedhur shtratin bora.