
( JO SOT ) testament.
N’se vdes nesër , mos derdh lot….
nëpër kafene mos humb i dehun !
as me botën , mos e merr kot,
( sot, nuk asht dita për t’vdekun ).
N’se vdes nesër thjesht m’kndo do vargje….
ska gja se do i thuesh përçart !
s’due as lutje ,as lot ,vajëëë ,
( sot , për t’vdekun nuk asht ky çast ).
N’se vdes nesër merr hinin tem….
m’hidh diku n’nji cep t’kësaj botë !
( sot ,nuk asht dita për t’vdekun ),
po n’se vdes nesër s’due lot.
N’se vdes nesër m’kujto si t’gjall….
ashtu ,si shpirt i pa’prehun !
thjesht m’mbaj mbrenda tejet mall,
( se sot , s’asht dita për t’vdekun ).
Po( amore mio ) n’se vdes nesër ,se kjo ndodh….
gjithçka mundet n’kët t’mistershme botë !
unë due thjesht t’m’kujtosh ashtu kur isha gjall,
( se për t’vdekun nuk asht sot ).