UDHËRRËFYES
Aty në mesnatë, seranata ndali zallin,
një dritë e zbehtë u shfaq ngadhënjyer,
konturuar prani ëngjejsh ndër yje të shuar.
Me sy të lodhur u përpoqa rrugën e tij të ndjek.
Lumenj dalë nga shtrati shfaqeshin,
udhëtarë të shtrydhur në skamje për hibred.
Epokë “gjigandësh”,turmash të pakultivuara.
“Gevi pride” në gri paradash herezie.
Frymë të vdekura gjurmësh konvencionale
në një ajër verdhë e zi psihatur.
Qiej diabolikësh shkelur sy, bërë hi turma bashkangjitëse.
Ç’tmerr,..Jetë ferri!
Një shënjtor më zgjati dorën,
nxjerrë në rrugë udhërrëfimi.
Eh, i gjatë rrugëtim, pa fund e kthim.
Plagosur, etur, sfilitur,
Are dhënë,
dritës për të më qitur.
Kohë Eskate,..
NË NJË RRËFIM ËNDRRE.