Dua buzëqeshjen tende-cikël me poezi nga Panajot Boli


Panajot Boli

URIM DRITE

Një zog i bardhë erdhi qe pa gdhirë
Çukiti lehtë te dritarja e shpirtit tim
Si pëllumbi i Anakreontit
Më pa me përmallim

Ca rreze skicuan puthjen në xham
Erdhi dhe dielli duke buzëqeshur
Në sallonin e dashurisë u ul
Ai, dritëveshur

E gostita lëng Jete,me aromë lumturie
Gotën trokita:Qofsh i ndritur në mote
-U bëfshim të bukur, dritë
Si drita jote-

 VIJNË BILBILAT TE LUMI IM

Seç u ngjir era mbremë duke ulërritur

Në mengjes te prehri i malit kokën anoi
Edhe lumi im i mirë,dhe ai u bë nervoz
Duke e sharë nëpër dhembë e mallkoi

E goditi me grushta edhe dritarën time
Se jam mik i lumit e i bajamës se marrë
Mali,ky shoku im i ngushtë,i foli në vesh
-Nuk e tremb, i yni është, lindur në janar

E kish inatin me bajamën që nuk e pyeti
Se fryu gjiret parakohe me bulëzime afsh
Me bilbilat që s’degjuan e vrapuan te lumi
Syri i Kaltër që i priste:Zëëmbli,mirardhsh

Erën sot e mori në prehër ta qetësoj pak mali
Bajamja buzëqesh e syrin e shkel me djallëzi
Me një gotë ujë kristali në tabakanë e kaltër
I qeras bilbilal ky lumë drite,i bukuri im,flori

DUA BUZËQESHJEN TENDE

Fije të shtrenjta drite i kërkova ylberit
Dhe iu qasa luginës tinëz në një kend
Diellin luta për një gjilperë të florinjtë
Të qendis buzëqeshjen në pottretin tend

Ulur aty në luginë,pranë ujëvarës shkumë
Bisedën nis me ylberin që luan mes resh
Mbi kataraktin shpirtkulluar po pozon ti
Flokët kreh me driten, e ëmbël buzëqesh

Pas buzëqeshjes tende rend,si toka pas diellit
Qesh,si qesh katarakti shkumë nga dashuria
Mes kercimit të marrosur të ujit zgjas duart
Të të marrë buzëqeshjen ,në grushtat e mia

Ta konvergoj,të jetë vezulluese, si një pikë
Ta bëj yll të vogël në qiellin e shpirtin tim
Sa herë të zgjohem i trembur në terrin e natës
Të më ngrohë dhe të ndrij si henë gjer në agim

HARABELI SEÇ I THOTË BAJAMËS..

Deborën në degën e renduar të bajamës
Harabeli me kthetrat e këmbës e rrezon
Mos i ftohen keq damarët e pëmës së tij
Dhe në pranverë lule të bardha s’leshon.

Ka merakun harabeli me sqep të murmë
Mos degët hollake të bajamës i thyen era
Mbeshtet shpatullat ta mbrojë dhe ai disi
I peshperit:Duroe pak, sa të vjë pranvera.

Me ankth e pret të veshesh fustanin jeshil
Qendisur bukur me lule të bardha deborë
Në krahët e tua ,folen e dashurisë do ngre
Ti si nuse e bukur,e unë princi yt dashnor

KUR IKIN POETËT…

U pëelqejnë të ikin pa ceremonira
Para se mbremja e kaltër të vesoj
Rrugën ta bëjnë bashkë me diellin
Ta mbajnë në supe sa të pëerendoj

Dielli po psherëtin mbi supet e tyre
Nga dhëmbja çahet si shega e kuqe
Përmallon detin që i ndal pak valët
Përkuq flak horizontin,malin e lugje.

Ikën, e lanë parkun e poezisë poetët
Lanë mbushur kovën,me muzën plot
Do të kthehen natën me hënë, përseri
Të ujitin ca trendafila që s’arriten dot

Dielli u premtoi se do t’i kthejë në yje
Në duar të dashuruarve t’i bëj trendafila
T’i bëj bahçevanë që të mbjellin dashuri
T’u hedhin njerezve në gjoks,veç karafila