Duam dhe dimër-Suzana Rama


…………. Triptikë………….

Ja na erdhi dhe viti i ri,

i thjeshtë pa pompozitet,

lodhjen çdo amvisë e di,

ta presë mirë sa ju desh.

S’flas veç për lodhje fizike,

të lash, të shplash, të gatuash,

për dhëmbjen që shumë familje,

s’kishin asgjë në tryezë shtruar.

………………………………

Është fillim i vitit që pritëm,

me banderola, drita e ngjyra,

udhët të thata, të ngrohta ditët,

sa shumë ka ndryshuar natyra.

Ditë të ngrohta plot me diell,

ka nisur bari që të jeshilojë,

këndon bilbili si në pranverë,

po dimër aspak jo nuk shikoj.

…………………………………….

Duam dimër o zot, duam dimër,

na duhet shiu, bora dhe ngrica,

na duhet i ftohti mua dhe tokës,

oksigjenin e pastër që dikur kisha.

Pa ngricën toka është e varfër,

s’do të mundë të rrisë vlagën,

pemët qé lëvoret larguan, hapën,

për të mbytur mikrobet e larvën.

Ky nuk është dimër, është flamë

gripra e viroza të ndryshme luajnë,

zot na ruaj nga ndonjë covid tjetër,

s’mban më shpirti, dhëmbja s’ka kaluar.