Dyert-Fatbardha Budini


Dikur vinin plotë njerëz për vizitë.

Trokisnin në derë a do miq o i zoti i shtëpisë?

Tani presin që një telofonatë të bjerë.

Dhe asaj i përgjigjen ftohtë dhe me përtesë.

Dyert rrinin hapur si kur vinte dita e kur vinte nata.

Ato nuk mbylleshin kurrë nga brenda.

Nënat pinin kafe me shoqe si ua kishte ënda.

Bënin muhabet dhe pyesnin si u kishte kaluar dita.

Sot dyert e shtëpive rrinë të mbyllura.

Janë me kod dhe me çelik të veshur e të blindura .

Askush nuk të troket në derë.

Hall,gëzim të kesh të flasin në mesenxherë.

Kur ndodh fatkeqësi ose kur dikujt i lëndohet zemra

Shkruajnë ngushllime të sinqerta e mos u mërzit se kështu e ka jeta.

Shumë njerëz thonë kështu duhet jemi në modernizim.

Por kjo për të gjithë është një jetë me shkatërrim.